Takimi i pare ne Cetinje te Malit te Zi mbi projektin nderkufitar “Common Roots and Cultural Cooperation”

Takimi i pare ne Cetinje te Malit te Zi mbi projektin nderkufitar “Common Roots and Cultural Cooperation”
Shoqata Kulture-Media-Art  se bashku me Keshillin e Qarkut Kukes kryen takimin e pare me partneret e projektit kulturor “Common roots and cultural cooperation” me Akademine e Muzikes ne Cetinje te Malit  te Zi ne datat 5 dhe 6 korrik 2012.
Takimi i pare u realizua me Shefin e Kabinetit  Z. Alexander Bogdanovic ku merrnin pjese drejtorite  perkatese te Bashkise  si  Drejtoria e Integrimi Europian me projektet e Cross-border, Çeshtjeve te Arsimit, Politikave Rinore dhe Çeshtjeve Sociale.
Gjate takimit u diskutua projekti “Common Roots and Cultural Cooperation” ku u pa si nje mundesi shume e mire bashkepunimi me Qarkun e Kukesit si me administraten publike ashtu edhe per  fillimin e nje marredhenie institucionale duke e konkretizuar ate me aktivitete.
Shefi i Kabinetit Z. Bogdanovic duke na njohur me vlerat historike dhe politike te qytetit te Cetinjes i ofroi nje tur delegacionit nga Shqiperia neper Muzete e Cetinjes per te pare me nga afer Kryeqytetin politik dhe historik te Malit te Zi.
Takimi vazhdoi ne Akademine  e Muzikes se Cetinjes ku u be prezantimi i projektit me aktoret e tij dhe menaxherin e projektit  ne Mal te Zi  Z. Miran Begic. Gjate prezantimit te projektit u njohem me objektivin dhe aktivitetet kryesore qe do shoqerojne projektin.
Objektivi kryesor i projektit : Rritja e bashkëpunimit kulturor dhe social në mesin e përfituesve të zonava nderkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Disa nga aktivitet kryesore do jene:
Organizimi i 6 shfaqje folklorike dhe ekspozita artizanale me interpretues dhe artizanë nga të dy vendet - 3 në çdo vend;
Hulumtim Etno-muzikologjik mbi te përbashkëtat dhe dallimet e muzikës etnike në dy fushat përkatëse, të kryera nga dy studiuese akademike, përkatësisht një shqiptare dhe një malazez.
Botime te hulumtimit  etno-muzikologjike në tri gjuhë, si në versionet elektronike dhe të shtypura, dhe të organizojmë një konferencë shkencore, ku rezultatet e hulumtimit do të publikohen;
Prodhimi i një DVD me regjistrime nga shfaqjet, pamjet  më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, kostume tradicionale dhe informacione mbi gastronomine të dy zonave;
Promovimi dhe Shpërndarja e rezultateve të projektit;
Monitorimi, Vlerësimi dhe Auditimi.
Si pjese e diskutimit ishin vendet ku do te organizohen shfaqjet dhe datat perkatese te tyre. Shfaqjet mendohen te realizohen ne muajt shtator- tetor 2012 dhe disa nga vendet kryesore ne Mal te Zi do jene Podgorice,Tuz dhe Cetinje ndersa ne Shqiperi  mendohen vendet  Kukes, Valbone, Has ose ne nje traget pergjate liqenit  te Fierzes.
Takimi tjeter i radhes me aktoret e interesit do mbahet ne  Valbone, Tropoje.