Takimi i Shtatë me Grupe të interestit , të rajonit ndërkufitar “Sharra”

Sot në Kukes u mbajt takimi i 7-të i grupit të interesit (GI) të rajonit ndërkufitar të "Sharrës" ku Këshilli i Qarkut Kukës ështe një nga partnerët kryesorë.

Kryetari i Qarkut Kukës dhe Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore ishin pjesë e këtij takimi shumë të rëndësishëm. Ky projekt nëpërmjet aktiviteteve bën të mundur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit për zbatimin e Qasjes Zhvillimore Bazuar në Zona (ABDA) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Qarkut Kukes Z. Ibsen Elezi në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e këtij projekti madhor të miratuar në parim nga BE dhe vazhdimin e bashkëpunimit dhe vijueshmërine e aplikimeve për projekte të ndryshme ndërkufitare.

Tema kryesore në këtë takim ishte informimi dhe prezantimi i Programit “Njerëz për Njerëz” i cili do të nxisë bashkëpunimin e administratës publike dhe organeve të tjera publike, sektorin privat dhe OJF-te e zonës së Sharrës. Po ashtu gjatë takimit anëtar të Grupit (SHG Sharra) u  prezantuan dhe informuan shkurtimisht për skemën e Grandeve te ABD-së për Zhvillim të Integruar Ekonomik,ne rajonet Drina – Tara dhe Drina Sava.