Trajnim i Aktorëve të interesit në fushën e Mjedisit

Në kuadër të zbatimit të projektit “Mbështetja e Zhvillimit të Qëndrueshëm Mjedisor në Zonën Ndërkufitare Përmes Nismave të Përbashkëta” (S.S.E.D.A.M), projekt ky i financuar nga BE dhe zbatuar nga Qendra për Integrim dhe Zhvillim Demokratik, në të cilin Këshilli i Qarkut Kukës është partner, në datat 11-12 Korrik u mbajt një trajnim dy ditor, me temë:

“Trajnim i aktorëve të interesit në fushën e mjedisit”.

Ky trajnim kishte për qëllim të trajnojë, këshillojë, fuqizojë dhe të zgjerojë më tej njohuritë e aktorëve të interesit në nivel lokal për të adresuar në mënyrë sa më efikase sfidat që lidhen me Mjedisin.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues të Këshillit të Qarkut Kukës, NJQV, institucioneve arsimore, mjedisore, klube mjedisore,  të rinjë dhe qytetar të angazhuar.

Në këtë trajnim u trajtuan disa çështje  si:  

  • Njohuri për Projektet  IPA/CBC dhe komponentët e mjedisit të këtyre programeve.
  • Koncepte rreth sfidës globale,  të gërshetuara me kërcënimet dhe presionet ndaj mjedisit.
  • Legjislacioni mjedisor
  • Ndërgjegjësimi mjedisor-sfidat me të cilët ndeshemi.
  • Përfshirja e komunitetit në menaxhimin mjedisor.

Trajnime të tilla, u vinë në ndihmë arritjes së objektivave të Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit.