“Tropoja turistike”, Valbonë 2016

Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës, AZHR Kukës, GIZ dhe Shoqatën Progresi i Alpeve organizuan aktivitetin “Çelja e sezonit turistik 2016” në Valbonë.

Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të pushtetit qëndror dhe vendor, turist të huaj dhe vendas, shoqata me fokus turizmin, operatorë turistik etj.

Aktivitetet startuan me inagurimin e zyrës së informacionit turistik, në muzen e Bajram Currit. Më pas vijoi me koncertn festiv në Valbonë, ku u prezantuan këngë, valle e lojra popullore tradicionale nga grupi i vallëtarëve të Tropjës dhe Hasit.

Për të vazhduar më tej me panairin e artizanatit, ku u ekspozuan një larmishmëri produktesh dhe objekte të traditës duke filluar që nga veshjet tradicionale, punimet në vek, punët e dorës e deri tek punimet gdhendjet në dru.

Aktiviteti u mbyll me panairin e gastronomisë nga ku të pranishmit kishin mundësinë të shijonin gatimet tipike të zonës.