U organizua takimi dyte i oponences mbi draftin e Guides Turistike te Qarkut Kukes ne qytetin e Bajram Currit.

Me dt 30 maj 2012 u organizua takimi dyte  i oponences mbi draftin e Guides Turistike te Qarkut Kukes ne qytetin e Bajram Curr-it. Ne takim ishin te ftuar specialiste te fushave te ndryshme te cilet dhane mendimet e tyre ne lidhje me draftin e pergatitur nga grupi i punes.

Gjate ketij takimi u diskutua struktura dhe sasia e materialit te grumbulluar. Palet pasi komplimentuan punen e bere nga grupi hartues i kesaj draft Guide bene komentet e tyre per ristrukturim te materialit si dhe sugjeruan elemente shtese te ndryshme si pika turistike natyrore te vecanta, ngjarje te rendesishme historike, ambjente kulturore etj. Duke pasur parasysh interesat e ndryshme per turiste te ndryshem materiali duhet te jete racional dhe me elemente te ndryshem. Guida Turistike ka si qellim kryesor thithjen e turisteve kombetare dhe nderkombetare.

Grupi i punes pasi degjoi me shume interes  cdo koment dhe sugjerim te pjesmarresve  mori persiper te pasqyroje ne draft Guide komentet e bera.