U organizua takimi i pare i Komitetit te Vleresimit te Nevojave dhe Planifikimit te Sherbimeve te Reja ne Komunitet.

Sot, me date 26/07/2012 prane Keshillit te Qarkut Kukes u organizua takimi i pare i Komitetit te Vleresimit te Nevojave dhe Planifikimit te Sherbimeve te Reja ne Komunitet. Ky Komitet perbehet nga 14 anetare:

  1. Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes
  2. Specialist i Sherbimeve Sociale dhe Ekonomike prane Keshillit te Qarkut Kukes
  3. Nga nje perfaqesues i dy bashkive me te medha
  4. Nga nje perfaqesues i dy komunave me te medha
  5. Nje perfaqesues nga Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social Shteteror
  6. Nje perfaqesues nga Drejtoria Arsimore Rajonale
  7. Nje perfaqesues nga Drejtoria e Shendetit Publik Rajonal
  8. Nje perfaqesues nga Media Lokale
  9. Nje perfaqesues nga Biznesi
  10. Dy perfaqesues nga shoqatat (OJF-te) qe ofrojne sherbime
  11. Nje perfaqesues nga Rendi

Komiteti i vleresimit te nevojave dhe planifikimit te sherbimeve te reja ne komunitet kryesohet nga Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes. Organizimi i ketij takimi kishte si qellim prezantimin e projektit "Permiresimi i ofrimit te sherbimeve rehabilituese dhe shendetesore per femijet me aftesi te kufizuara dhe familjet e tyre permes ngritjes se kapaciteteve te strukturave te Qarkut Kukes", financuar nga fondacioni Soros dhe zbatuar nga organizata Partnere per Femijet ne partneritet me Keshillin e Qarkut Kukes dhe Drejtorine Rajonale te Shendetit Publik Kukes. Qellimi i ketij projekti eshte te zhvilloje dhe ndertoje kapacitetet e Qarkut Kukes per planifikimin dhe ofrimin e sherbimeve sociale, shendetesore dhe te edukimit per femijet me aftesi te kufizuara permes zhvillimit, trajnimit dhe mbeshtetjes se Nenkomisionit per Personat me Aftesi te kufizuara i cili zgjidhet nga Komiteti i vleresimit te nevojave dhe planifikimit te sherbimeve te reja ne komunitet si dhe te permiresoje aftesite dhe kapacitetet e stafit shendetesor ne nivel lokal dhe rajonal permes informacionit mbi aftesite e kufizuara qe prekin femijet. Kohezgjatja e ketij projekti do te jete 12 muaj. Ne muajin Shtator pritet te jete takimi i rradhes ku do te zgjidhen anetaret e Nenkomisionit per personat me aftesi te kufizuara.