U organizua takimi për promovimin e progres raportit për Strategjinë Rajonale dhe Planin e Veprimit për Fëmijët 2006-2011.

Në kuadër të projektit “Mbështetja për fuqizimin e njësisë për të drejtat e fëmijëve” i finacuar nga UNICEF dhe i zbatuar nga shoqata ALB-AID në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës me datë 05.06.2012 u organizua takimi për promovimin e progres raportit për Strategjinë Rajonale dhe Planin e Veprimit për Fëmijët 2006-2011. Ky takim kishte si qëllim prezantimin e gjetjeve të raportit tek aktorët lokal dhe marrjen e sugjerimeve dhe komenteve për ti reflektuar ato në dokumentin final. Kryetari i qarkut Kukës edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë në shërbim të përmirësimit të shërbimeve për fëmijët. Nga pjesëmarrësit u theksua se ky raport do ti shërbejë më së miri përmirësimit të respektimit të të drejtave të fëmijëve duke pasur parasysh këtu edhe përmirësimet ligjore që shteti shqiptar ka bërë vitet e fundit.

Në këtë takim morën pjesë prefekti i qarkut Kukës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile, drejtues të institucioneve lokale etj.