U zhvillua Konferenca Kombëtare mbi Zhvillimin Rajonal "Bashkojmë Politikat dhe Praktikat"

Me 12 Qershor 2012, në Hotel Rogner Tiranë , u zhvillua Konferenca Kombëtare mbi Zhvillimin Rajonal "Bashkojmë Politikat dhe Praktikat"

Ne këtë konferencë morën pjesë:

Kryeministri z. Sali BERISHA,  Kreu i Delegacionit të BE në Shqiperi z. Ettore Sequi, Ministre e Integrimit znj. Majlinda Bregu, si dhe koordinatorja e Agjensise te Kombeve te Bashkuara dhe perfaqesueja e perhershme e UNDP ne Shqiperi znj. Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale, në veçanti nga të katër Qarqet në të cilat ka punuar Projekti, agjencitë e qeverisë qendrore, donator ndërkombëtarë, OJQ‐të e përfshira në zhvillimin rajonal, shoqatat e biznesit, bota akademike dhe mediat.Projekti “Mbështetje e Integruar për decentralizimin, financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe PNUD‐i është zbatuar nga PNUD në Shqipëri që nga Tetori 2008 në partneritet të ngushtë me Qeverinë dhe aktorët kyç të zhvillimit.

Projekti ka punuar në nivel kombëtar dhe rajonal, duke nxitur një reagim kombëtar për zhvillimin rajonal dhe duke mbeshtetur përgatitjet për Kuadrin Strategjik të Koherencës dhe IPA III (Zhvillimi Rajonal).

Në nivel rajonal, projekti ka mbështetur zhvillimin e katër strategjive rajonale dhe drejtimet baze te koncepteve te projekteve për qarqet Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës.

Projekti ka ndërmarrë rritjen e kapaciteteve në mbështetje të të gjitha aktiviteteve. Gjithashtu ka siguruar edhe mbështetje financiare për projekte të veçanta të infrastrukturës në qarqet në fjalë.

Projekti tani është në vitin e tij të fundit. Gjatë periudhës së zbatimit të tij janë marrë shumë mësime praktike, sidomos në qarqe. Nën këtë këndvështrim është e përshtatshme të reflektojmë tani mbi mësimet e nxjerra nga Projekti dhe të formulojmë komponentët e politikave të Zhvillimit Rajonal që i përgjigjen pozitivisht potencialit të qarqeve Shqiptare.