U zhvillua mbledhja e Këshillit të Qarkut Kukës

Bazuar ne ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 53, si dhe ne vendimin Nr.5 date 02.07.2012 te Kryesise se Keshillit te Keshillit te Qarkut Kukes, me date  04.07.2012, ora 11.ºº,  u zhvillua  mbledhja e Keshillit te Qarkut, me kete rend dite:

  1. Per miratimin e rregullores se funksionimit dhe organizimit te Ndermarrjeve te Rrugeve Rurale.                                    
  2. Per miratimin e dhenies se titullit te nderit “Personalitet i shquar z.Riza Selimi” (Pas vdekjes)
  3. Propozim per trajtimin me toke, truall dhe kredi per familjet e permbytura nga H/C i Fierzes
  4. Per miratimin e vendimeve te Kryesise se Keshillit te Qarkut Kukes
  5. Te ndryshme

Ne piken e pare te rendit te dites  “Per miratimin e rregullores se funksionimit edhe organizimit te Ndermarrjes se Rrugeve Rurale”

Kryetari i Keshilli te Qarkut Kukes sqaroi se per shkak te ndryshimit te strukturese se kesaj drejtorie eshte pare e nevojshme qe te behen edhe disa ndryshime ne rregullore, duke theksuar qe keto  jane vetem ndryshime teknike.

Pas analizimit dhe shqyrtimit te te gjithe pikave te tjera  te rendit te dites, te gjitha pikat  u kaluan per miratim.