U zhvillua takimi i partneritetit me Komunen Prizren, per Projekte te Bashkepunimit Nderkufitar.

Keshilli i Qarkut Kukes organizoi, me date 17 Korrik, nje takim ne ambjentet e Komunes Prizren, ne  kuader te gjetjes se partneritetit per Projekte te Bashkepunimit Nderkufitar.
Ne kete takim moren pjese Nenkryetari i komunes Prizren Z. Ruzhdi Rexha dhe specialiste te fushes se Teknologjise dhe Informacionit, GIS. Delegacioni i Keshillit te Qarkut Kukes kryesohej nga Kryetari Z. Ibsen Elezi, shoqeruar nga punonjes dhe specialiste  te Drejtorise se Hartimit dhe Koordinimit te Projekteve (DHKP), Drejtorise se Teknologjise se Informacionit , Programimit dhe Statistikave (TIPS), si dhe Drejtorise se Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit (DPKZHT)
Ne kete takim  u diskutua per bashkepunim dhe partneritet mes rajoneve nderkufitare Prizren, Gjakove, Dragazh dhe Qarkut Kukes, per projekte te rendesishme ne zhvillimin e rajonit. Z. Rexha se bashku me specialistet u treguan  te gatshme per bashkepunim te ndersjellte. Takime te kesaj natyre do te behen edhe ne te ardhmen ne Kukes dhe Prizren.