Vazhdojnë aksionet për pastrimin e liqenit të Fierzës

Vazhdon puna për pastrimin e liqenit të Fierzës i cili bëhet për të katërtën herë për këtë sezon. Grupi i punës i ngritur pranë Këshillit të Qarkut Kukës ne bashkepunim me Prefekturën, i cili funksionon që nga fillimi i këtij sezoni pastrimi, u mblodh sërish sot për shpërndarjen e vullnetareve dhe pajisjen e tyre me mjete pastrimi, nëpër zonat ku ndotja është më e madhe.

Në këtë aksion morën pjesë të gjithë nëpunësit e institucioneve si;

  • Drejtoria Rajonale e Mjedisit
  • Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes Mjedisit, Ujërave dhe Pyjeve
  • Drejtoria e Pyjeve
  • Agjensia e Kontrollit Ushqimor
  • Institucionet Publike Shëndetsore dhe Shoqërore
  • Klubi Mjedisor si dhe OJF të ndryshme si Rinia në Sipërmarrjen e Lire, etj.

Për sipërfaqen e liqenit u kontraktua një varkë e cila do të ndihmojë për transportin e mbetjeve në zonat më të vështira. Pas grumbullimit të mbetjeve ato do t’i tërheqë sërish një nga kompanitë ricikluese.