Vazhdon aksioni vullnetar për pastrimin e liqenit të Fierzës

Edhe ditën e sotme vazhdoi aksioni vullnetar për pastrimin e liqenit të Fierzës.

Grupi i punës i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve, në bazë të planit të veprimit për pastrimin e liqenit, u ndanë bashkë me vullnetarët në disa nga zonat ku ndotja është më kritike.

Në këtë aksion përveq përfaqësuesve të institucioneve si;

  • Keshilli i Qarkut Kukes
  • Drejtoria Rajonale e Mjedisit
  • Inspektoriati i ISHMPU
  • Drejtoria e Shërbimit Rajonal Pyjor
  • Njësia  zjarrfikëse
  • Shkolla e mesme “Ahmet Voka” Gostil,

Morën pjese dhe;

  • Klubet Mjedisore të shkollës se mesme “Havzi Nela”
  • Ambasadoret e Natyres pranë po kësaj shkolle
  • Rinia në Sipërmarrjen e Lire, të cilët ishin mjaft aktive me kontributin e tyre.

Pjesë e aksionit ishin edhe 2 varka të cilat operuan në sipërfaqe të ujërave të liqenit. Baza materiale për pastrimin e mbetjeve u siguruan nga fondet e Këshillit të Qarkut Kukës. Përgjegjësit e grupeve do të monitorojnë gjate gjithë kohës mbarëvajtjen e operacionit. Pas grumbullimit të mbetjeve ato do ti tërheqë sërish një nga kompanitë  ricikluese.