Vizite e perfaqesuesit te Organizates Italiane CELIM ne Qarkun e Kukësit.

Sot me datë 29.05.2012, përfaqësuesi i Organizatës Joqeveritare CELIM, (Qendra Italiane për Misione)  me qendër në Shkodër, z.  Filippo Unterhofer, zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, z. Ibsen Elezi.

Organizata CELIM operon në Shqiperi që nga viti 1999, gjithashtu kjo organizatë operon në Kosove dhe në Afrike.

z. Unterhofer bëri një prezantim të shkurtër të organizatës CELIM, dhe shprehu interesin e tij per të shtrirë projekte të fushave te ndryshme në Qarkun e Kukësit.

Gjatë takimit nga të dyja palët u diskutua mbi projekt-ide në fusha:

  • Bujqësi (krijimin e baxhove të vogla, si dhe rritjen e Dhisë së Dragobisë në rrethin e Tropojës)
  • Turizëm (ngritja e një qendre informimi në Fierzë, itinerare turistike, Guest House dhe aktivitete sportive i shëtitjeve me Kajake)
  • Energji e Rinovueshme (Ngritja e qendrës së formimit profesional në këtë fushë, ku perveç pjesës teorike është dhe hapja e laboratoreve demostrues).

Pas diskutimit të këtyre projekt - ideve palët shprehën gadishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen mbi projekte të fushave të mësiperme si dhe fusha të tjera në mbështetje të zhvillimit te rajonit të Kukësit.

Gjithashtu u diskutua mundësia e projekteve të përbashkëta ndërkufitare midis Shqipërise , Kosoves dhe Malit të Zi.

Me ftesë të Kryetarit z. Ibsen Elezi, përfaqësuesi i organizatës CELIM, do të vizitojë rajonin e Kukësit  shumë shpejt ku do të paraqesë projektet e bashkëpunimit.