Vleresohen mesuesit me rastin e 7-Marsit.

Keshilli i Qarkut Kukes dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Kukes organizuan sot aktivitetin “Mirenjohje dhe Respekt per mesuesit tane” si dhe ceremonine zyrtare te dekorimit te disa prej ish-mesuesve te mirenjohur te Qarkut tone me rastin e festes se mesuesit, 7 Marsit.

Gjate ketij aktiviteti u vendos theksi te puna e palodhur, misioni dhe veprat e mesuesve tane te nderuar. Sakrificat dhe perkushtimi i tyre ndaj gjenerates se re duke i bere ata te ditur e te afte te ndertojne te ardhmen e tyre dhe te vendit tone, te denje per t’u integruar ne familjen europiane me vlerat me te mira te kombit tone.

Aktiviteti permbante edhe program artistik me recitime dhe kenge te kushtuara mesueseve dhe nenave tona.

Nje prezantim i shkurter u be mbi ecurine e arsimit ne Qarkun Kukes nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Kukes Z. Ylli Metalia.

Gjithashtu gjate ketij aktiviteti u bene edhe prezantime te mesuesve ku edhe u dekoruan me “Mirenjohje e Qarkut Kukes”.

Pjesemarres ne kete aktivitet ishin figura te shquara te arsimit, drejtues te pushtetit lokal, mesues, nxenes etj, te cilet krijuan nje atmosfere mjaft te kendshme e festive.

Per te ftuarit dhe pjesmarresit u shtrua edhe nje koktej me rastin e festes se 7 Marsit.

Nr. Emri Atesia Mbiemri Rrethi
1 Hasan Mete Mula Tropoje
2 Bajram Haxhi Hasanaj Tropoje
3 Zade Bajram Dardha Tropoje
4 Bajram Male Gjongecaj Tropoje
5 Sadri Isuf Oruci Tropoje
6 Zenel Qerim Cuni Has
7 Ukshin Demir Lushi Has
8 Hasan Ibish Peka Has
9 Man Sadik Jaku Has
10 Vehap Hasan Ademi Kukes
11 Mehdi Rrahim Dafku Kukes
12 Shpresa Gafurr Muja Kukes
13 Mehdi Halim Dogjani Kukes
14 Fejzullah Abaz Gjabri Kukes
15 Muhamet Rufat Domi Kukes
16 Muharrem Hasan Koldashi Kukes
17 Persefoni Harallamb Musa Kukes
18 Vehap Islam Muja Kukes