Workshop: “Bashkepunim i Suksesshem, Rajon i Zhvilluar”

Ne kete Workshop moren pjese, perfaqesues te Institucioneve te ndryshme qendrore dhe lokale , OJF lokale dhe kombetare, Donatore dhe Agjensi zhvillimi, perfaqesues te UNDP-se, Fondit te Zhvillimit Shqipetar si dhe Konsulli Italian Z. Andreoti.

Keshilli i Qarkut Kukes beri prezent para pjesmarreseve rendesine qe ka bashkepunimi me te gjithe aktoret qe kane operuar dhe do te operojne ne te ardhmen, me projekte dhe donacione ne fusha te ndryshme te Qarkut te Kukesit, si rol kyq ne mbarevajtjen e gjithe procesit te gjate dhe te veshtire per zhvillimin e rajonit.  

Ngritja e nje sistemi baze te dhenash ne nivel rajonal per cdo te dhene dhe informacion ne te gjitha fushat e jetes eshte shume e domosdoshme.

Hedhja e informacionit baze per te gjitha nderhyrjet me projekte dhe financime nga te gjithe aktoret qe kane vepruar ne Qarkun e Kukesit, ne nje system te mirefillte dhe professional data base, qe se shpejti do te kete akses dhe ne internet, eshte nje transparence qe sherben per vijueshmerine e suksesshme me nderhyrje edhe ne te ardhmen, per zhvillimin e Qarkut te Kukesit.

Te gjithe pjesmarresit pershendeten kete inisiative te ndermarre nga KQK duke shprehur vullnetin dhe predispozicionin per nje bashkepunim te ndersjellte e te frytshem ne te ardhmen.

Nje rendesi te vecante ne kete Workshop pati dhe pjesmarrja e Konsullit Italian, Z. Andreoti, i cili ne fjalen e tij pershendetese pergezoi KQK per kete Workshop dhe siguroi mbeshtetjen e vazhdueshme te konsullates italiane ne kuader te zhvillim te rajonit te Kukesit, rajon te cilin ai e vlereson shume per burimet e pasura natyrore dhe vlerat historike e kulturore.