Workshop: "Bashkepunim i suksesshem, turizem nderkufitar i zhvilluar".

Ne kuader te promovimit te Qendres Rajonale te Informacionit Turistik, sot Keshilli i Qarkut Kukes, mblodhi ne nje tryeze te rrumbullaket Komunat e Kosoves, perkatesisht, Komunat Prizren, Dragash, Gjakove, Suhareke dhe Komunen Valbone te Qarkut Kukes, per ti njohur nga afer me kete Qender e cila do te sherbeje ne promovimin e fushes Turizmit per te gjitja keto rajone.

Keshilli i Qarkut Kukes beri prezent para pjesmarreseve rendesine qe ka bashkepunimi me njeri tjetrin ne kuader te zhvillimit te turizmit, si rol kyq ne mbarevajtjen e gjithe procesit te projekteve nderkufitare qe kemi ne proces per zhvillimin e tere rajonit.  

Te gjithe pjesemarresit moren fjalen duke e pergezuar per iniciciativen e kesaj Qendre, dhe premtuan qe ky takim do te sjelle edhe takime tjera dhe do te ngrihen grupe per te marre iniciativa te perbashketa ne kuader te promovimit te vlerave kulturore, artizanale dhe turistike qe zonat tona kane.

Ne kete takim mori pjese edhe Axhensia Rajonale Zhvillimit te Jugut Kosoves, e cila premtoi mbeshtetjen e saj ne projekte te perbashketa, duke hedhur si ide aplikacionin e te dhenave turistike online nepermjet telefonave celulare.

Nje pike tjeter me  rendesi te vecante ne kete Workshop ishte edhe vendosja per nje takim tjeter per te firmosur bashkarisht nje Marreveshje Memorandumi, per te forcuar me tej bashkepunimin si dhe ngritjen e grupeve te punes per ecurine  dhe mbarevajtjes  ne tre drejtime te perbashketa ne :

  • Gastronomi
  • Zejtari
  • Promovim

Ne fund te takimit u shkembyen materiale promovuese, harta, guida, flete palosje, etj te cilat u ekspozuan ne Qendren e Informacionit Turistik.