Workshop - “Ngritja e sporteleve te punesimit per te rinjte”.

Keshilli  i Qarkut Kukes ne bashkepunim me eksperte te Zyres Nderkombetare te Punes (ILO) me date 05.06.2013 organizuan nje workshop me teme “Ngritja e sporteleve te punesimit per te rinjte”. Te ftuar ne kete takim ishin kryetaret e njesive vendore te Qarkut Kukes. Mundesia e ngritjes se sporteleve te punesimit per te rinjte eshte menduar ne kuader te zbatimit te projektit “Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve”, projekt ky i cili po zbatohet ne Qarkun Kukes nga UNDP ne bashkepunim me Zyren Nderkombetare te Punes.

Qellimi i workshop-it ishte tu prezantonte pjesemarresve konceptin e “Sportelit Informues”, politikat kombetare dhe europiane mbi kete model si dhe te diskutohej rreth interesave dhe nevojave qe kane komunat dhe bashkite e Qarkut Kukes dhe mundesive dhe kapaciteteve qe ofrojne per ngritjen e ketyre sporteleve te cilat do tu sherbejne te rinjve punekerkues per tu informuar dhe keshilluar rreth mundesive te punesimit. Te pranishmit shprehen gadishmerine e tyre per te mbeshtetur kete nisme dhe per te qene pjese perfituese e ketij projekti.