Zhvillimi i markës së cilësisë së mishit të kecave të Hasit

Shoqata RASP në bashkëpunim me MADA dhe me partner të tjerë në kuadrin e projektit “Konservimi dhe vlerësimi I biodiversitetit për një zhvillim rural të qëndrueshëm në zonat malore të Ballkanit” organizoi sot  workshop-in “Zhvillimi i markës së cilësisë së mishit të kecave të  Hasit”.

Ky takim kishte për qëllim mbledhjen e gjithë aktorëve dhe ngritjen e shoqatës së fermerëve si një nga format e rëndësishme për realizimin e qëllimit të këtij projekti.

Gjatë takimit u prezantua projekti nga partneriteti lokal I MADA-s dhe prezantimi I planit të zbatimit të projektit për markën e cilësisë për dhinë e Hasit nga RASP-i.

Pjesë e këtij takimi  ishin Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave , Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Drejtori i Drejtorisë rajonale të Bujqësisë Kukës, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut Kukës, përfaqësues nga Bashkia Krumë, specialistë  e fermerë.

Takime të tjera do të zhvillohen për vazhdimin dhe realizimin me sukses të këtij projekti në muajt në vazhdim.