Zhvillimi i Turizmit malor dhe Kampionati Lokal i Skive Shishtavec 2013!

Keshilli i Qarkut Kukes ne Bashkepunim me Komunen Shishatavec dhe sponsor  Raiffeisen Bank organizoi ne datat 22 dhe 23 Shkurt 2013 Kampionatin Lokal te Skive, Shishtavec 2013!

Ketij aktiviteti  iu bashkangjit edhe Zhvillimi i Turizmit Malor ne kete zone, zone e cila karakterizohet per  tradite ne gastronomi, punime artizanale, kulture dhe sport mjaft te zhvilluar.

Ky aktivitetet tashme eshte bere tradite dhe i pervitshem ne kete zone, i cili ndihmon ndjeshem ne promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor ne kete zone.

Aktiviteti u realizua ne dy dite ku dita e pare ishte e fokusuar ne zhvillimin e Turizmit me nje prezantim per zonen me resurset dhe karakteristikat e saj.

Te ftuar dhe pjesmarres en kete aktivitetet ishin perfaqesues te institucioneve qendrore dhe lokale, OJF, sportiste dhe  gazetare te ndryshem.

I ftuar special ishte Konsulli Italian Z. Roberto Andreotti i cili na nderoi me pjesmarrjen e tij.

Ndersa diten e dyte u zhvillua Kampionati Lokal i Skive Shishtavec 2013! Ne kete kampionat moren pjese 3 ekipe:

  • Shishtavecit
  • Novosej
  • Borje

Ne kete Kampionat kategorite e pjesmarreseve ishin te ndryshme duke filluar nga mosha

  • Deri 10 vjec per vajza dhe djem
  • 10-17 vjec per vajza dhe djem
  • Mbi 17 vjec  per djem

Gara ishte shume e forte dhe kishte nje konkurence te madhe mes skiatoreve.

Nje surprize ishte dhe skijimi i Konsullit Italian Z. Andreotti I cili ishte rritur duke skijuar dhe i apasionuar pas ketij sporti kaq te deshiruar edhe per banoret e zones.

Gjate drekes u zhvillua edhe ceremonia e shperndarjes se cmimeve ku edhe e ftuar speciale ishte kengetarja e njohur Znj. Greta Koci.