Zhvillohet Mbledhja e Rradhës e Keshillit të Qarkut Kukës

Këshilli i Qarkut të Kukësit në mbledhjen e sotme të radhës, të drejtuar nga kryetari Ibsen Elezi, ka marrë në shqyrtim një numër çështjesh që kanë të bëjnë me strukturën administrative si zgjedhja e sekretarit të ri të qarkut, zgjedhja e kryesisë, e komisioneve të përhershme dhe ku janë miratuar disa vendime që lidhen me buxhetin etj. Në takimin e sotëm u miratua gjithashtu vendimi për fondin e dhënë për hartimin e guidës turistike të qarkut, marreveshja e bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, përkatësisht UNDP si dhe fondet për projekte bashkëfinancuese.

Këshili i qarkut ka miratuar ndër të tjera edhe propozimin për trajtim me trual dhe kredi të familjeve të zonave të përmbytura nga Hidrocentrali i Fierzës. Mbledhja e sotme ishte e para pas kostituimit dy muaj më parë.