Zhvillohet mbledhja e rradhes e Keshillit te Qarkut Kukes.

Bazuar ne ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendoren, sot me date 27.04.2012 ne oren 11 eshte zhvilluar mbledhja e rradhes e Keshillit  te Qarkut Kukes me kete rend dite :

  1. Per miratimin e rregullores se funksionimit te administrates se Keshillit te Qarkut Kukes.
  2. Per caktimin e perfaqesuesit te Keshillit te Qarkut Kukes ne organizaten “Grupi lokal i veprimit-Bjeshket e Namuna”.
  3. Propozim per dhenie titull nderi “Personalitet i shquar” z.Agim Sokol Spahiu.
  4. Propozim per dhenie pensioni te posaqem shteteror familjes se z.Behar Kastrati
  5. Te ndryshme

Z.Sherif Hasandoci me detyre Zv / Kryetar i Keshillit te Qarkut Kukes, u zgjodh si perfaqesues ne organizaten Grupi Lokal i veprimit Bjeshket e Namuna.   Pas propozimit per miratim dhe diskutimeve te gjitha pikat e rendit te dites u miratuan unanimisht.