Zhvillohet seminari per Zhvillim Ekonomik Rajonal ne kuader te ISD

Sot me date 16 Maj 2012 u organizua Seminari per Zhvillim Ekonomik Rajonal ne kuadrin e vijueshmerise se aktiviteteve te Projektit Mbeshtetje e Integruar per Decentralizim project ky qe po aplikohet nga UNDP qe nga Tetori i vitit 2008 me partneritet te ngushte me Qeverine dhe aktoret kyc te zhvillimit

Ne kete seminar moren pjese përfaqësues te autoriteteve lokale dhe rajonale, që merren me planifikimin strategjik dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, përfaqësues të drejtorive ministrore dhe agjencive kombëtare që merren me sipërmarrjen, mbështetjen e NVM-ve, turizmin dhe punësimin, bujqësinë dhe zhvillimin rural; përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit, si dhe OJQ-të aktive të lidhura me këtë fushë.

Gjate seminarit u trajtuan ceshtjet e meposhtme:

  • Planifikimi i zhvillimit ekonomik dhe mbështetja në nivelin rajonal - Politika e kohezionit të BE-së në praktikë
  • Shërbimet informuese, këshilluese dhe trajnuese. Parimet themelore të organizimit dhe ofrimit të mekanizmave, shembuj të praktikave të mira
  • Mikrokreditë, garancitë e kredisë, investimet e kapitalit, grantet - Parimet themelore të ngritjes dhe drejtimit të operacioneve, shembuj të praktikave të mira
  • Një prezantim video e përvojave afat-gjata në zhvillimin ekonomik / mbështetjen e NVM-ve nga një rajon më pak i zhvilluar i Polonisë