Zhvillohet takimi i pare i SWG (Sekretariati Zhvillimit Regjional Rural)

Me daten 25 Prill 2012 u be takimi i pare i perbashket i punes me perfaqesues te paleve te interesuara te rajonit nderkufitar te Sharrit ne Brot te komunes Dragazh organizuar nga :
SWG – South Eastern Europe (Regional Rural Development Standing Working Group)
SWG - eshte Sekretariati Zhvillimit Regjional Rural.
Organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare e përbërë nga  institucione
qeveritare përgjegjëse për zhvillim rural në Maqedoni, Shqipëri, Kroaci,
Serbi, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Mal i Zi dhe Bullgari

Kjo Organizate ka nje projekt propozim per: "Zhvillim te Rajoneve te
Ballkanit Perendimor"

Përgjegjësi e tyre në këte Projekt do të jenë rrethet ndërkufitare:

1.Sharri i cili përbëhet nga komunat Kosovare (Prizren dhe Dragash)nga
Maqedonia (Jegunovca dhe Tearca) dhe nga Shqipëria (Rrethi i Kukësit)

2.Prespa i cili përbëhet nga komunat Prespë dhe Ohër në Maqedoni, dhe
Rrethi i Korcës në Shqipëri