Z.Riza Selimi i jepet titulli “Personalitet i Shquar i Qarkut Kukes” (pas vdekjes)

Keshilli i Qarkut Kukes ne bashkepunim me Drejtorine e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe specialiste te kesaj fushe  dekoruan  nje nga personalitetet me te njohura ne fushen e Gjeologji-Minierave, Z.Riza Selimi.

Ne vazhden e vleresimit te personaliteteve me te shquara te fushave te ndryshme te qarkut tone, vleresimi i figures se Z.Riza Selimi ne fushen e gjeologji minierave vjen ne nje moment te rendesishem te zhvillimit te kesaj  fushe ku Keshilli i Qarkut Kukes se bashku me Drejtorine e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe gjithe njesite e pushtetit vendor po i kushtojne nje vemendje te vecante.

Ne kuadrin e ketij bashkpunimi perfaqesuesi i sherbimit Gjeologjik Shqiptar  Z.Bislim Boshnjaku  paraqiti nje prezantim te nje pune profesionale ne fushen e gjeologji-minierave.

Gjithashtu paraqiti dhe Harten Gjeologjike dhe Mineraleve te Dobishme te Qarkut Kukes.

Gjate dekorimit u be nje prezantim i jetes dhe veprimtarise se Z.Riza Selimi nga specialisti i Keshillit te Qarkut ne fushen e  Gjeologji-Minierave dhe Mjedisit Z. Besnik Axhami.

Pas dhenies se dekorates  se Z.Riza Selimi “Personalitet i Shquar i Qarkut Kukes” (pas vdekjes) nga Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes Z.Ibsen Elezi,  ish-koleg, miq e dashamires na sollen kujtime nga jeta e tij, si dhe opinionet e tyre per Z. Riza Selimi.

Te ftuarit dhe pjesmarresit me pas moren pjese ne koktejlin e organizuar me kete rast.