Tropoja

Qyteti i Bajram Currit është qendër e rrethit të Tropojës. Shtrihet në Pellgun e Tropojës, rrëzë bjeshkëve të Bishevës dhe Ponarit. U ndërtua në fshatin Kolgecaj, si qendër e nënprefekturës së Tropojës të Prefekturës së Kosovës (1922). Në Kolgecaj, më 1922, u hapë shkolla e parë shqipe për rrethin e Tropojës e pranë saj konvikti “Kosova” i pari në qarkun e Kukësit. Qyteti mori emrin e sotëm në vitin 1952.

• Historia

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Popullsia e ka prejardhjen nga fisi i shquar i dardaneve, ndersa fillimet e jetes ne keto troje I takojne periudhes se hershme te hekurit.

ROSUJA ka qene qendra me e njohur qytetare ne kufirin mes labeateve dhe dardaneve dhe daton 400 vjet para lindjes se Krishtit. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.

Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.

Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha venbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.

Sot ne Tropoje jetojne 28.154 banore,te shperndare ne 1 bashki, 7 komuna dhe 54 fshatra. Ne fshat banojne rreth 20.639 banore, ndersa ne qytet rreth 8300 banore. Dendesia mesatare eshte 27 banore per km, 74% e popullsise konsiderohet si popullsi rurale. Qyteti ka marrë emrin e heroit kombetar Bajram Curri. Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.