Turizmi Malor

Zona e Shishtavecit është një zone mjaft e njohur për bukurite e saj natyrore, për traditat në fushen e etnografise, ne fushen e gastronomisë dhe asaj në sporte. Sporti i skive ka një traditë mbi njëqind vjeçare (1908) në këtë zone. Më 1928 është themeluar klubi sportiv “Kallabaku”.
Ekziston një pistë natyrore për ski me përmasa 1800 m gjatësi dhe 60 m gjerësi. Vit pas viti në fillim të muajit shkurt (1-15) organizohet Kampionatit lokal dhe Kombëtar i skive në këtë zonë me skiatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.