
Takim i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë
Një ftesë e Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe një inisiativë e Kryetares së Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi bëri bashkë me datat 22 dhe 23 shkurt 2023, kolegë Kryetarë të Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë me stafet e tyre.
Diskutuan ne mes tyre përvec të tjerave edhe për :
Përvojat e tyre
Praktikat e mira
Investimet e kryera në Qarqet respektive
Angazhime në projektet e bashkëpunimit ndërkufitare në zonat e lejuara
Përcaktimi i prioriteteve bazuar në objektivat e thirrjeve të reja ishte fokusi i këtij takimi.
Të bindur se nxitja e bashkëpunimeve ndër-rajonale do të përcaktojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-sociale.
Takime dhe organizime te tilla shërbejnë më së miri për pērsosjen e mënyrës së menaxhimit të detyrave sipas ligjit !




