77 Vjetori i çlirimit të Kukësit

Sot me datë 18 nëntor 2021 me rastin e 77 vjetorit të Çlirimit të Kukësit në varrezat e dëshmorëve u zhvillua një ceremoni zyrtare dhe u vendosën kurora.
Merrnin pjese në kete ceremoni Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici, drejtues të Komitetit të Veteranëve dhe të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, drejtues të Institucioneve qëndrore dhe vendore, veteranë e ushtarakë.
Në emër të Këshillit të Qarkut Kukës kurorën e vendosën Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Abdulla Domi dhe Sekretari z.Destan Spahiu.
Pastaj në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës u zhvillua nje ceremoni solemne. Përshëndetēn në këtē takim znj Lume Paci nga Komiteti i Veteranëve tē LANÇl, Prefekti i Qarkut z.Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Domi dhe fjalēn e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë Kukës z Safet Gjici.
Pati edhe një koncert me këngë e recitime për luftën.
Lavdi dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kukësit.
Gëzuar festën e Çlirimit për të gjithë kuksianët kudo qofshin.