Dita e krijimtarisë letrare “Çmimi Agim Spahiu” – Has

Në pallatin e Kulturës së Bashkisë Hasit “Pjetër Bogdani” u zhvillua konkursi final në rang shkollash 9-vjeçare të kësaj Bashkie, konkursi letrar “Çmimi Agim Saphiu”.
Zhanret e konkurimit ishin interpretim, poezi dhe ese, të cilat kaluan në disa faza konkurimi dhe u përzgjodhen 12 finalistë nga një juri me ekspert të fushës.
Pas prezantimi të 12 finalistëve juria vendosi:
Interpretimi më I mirë, nxënësi Ledion Rrustemi, nga Shkolla 9-vjeçare “Adem Pista” Zahrisht.
Poezia më e mirë, nxënësja Anila Basha, nga Shkolla 9-vjeçare Letaj.
Eseja më e mirë, nxënësja Ledjana Mula, nga Shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida” Krumë.

TOP