
Dita e pastrimit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit
Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane, në kuadër të projektit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë “Përmirësimi i biodiversitetit në basenin e lumit Drin nëpërmjet menaxhimit të integruar të basenit ujëmbledhës – BIODRINI”, të financuar nga Bashkimi Evropian; dhe me pjesëmarrjen e 100 nxënësve nga shkollat 9-vjeçare “Nuredin Braha” dhe “Gani Sadiku” organizuan një aksion pastrimi në zonën e Kënetës së Kukësit.
Ky aksion është vetëm një ndër aktivitetet e projektit BIODRINI, i cili po imlementohet në fushën e mjedisit.
Aksioni kontribuoi në pastrimin e zonës, si dhe ndërgjegjësimin e nxënësve në drejtim të riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Gjithashtu nga ana e Kryetarit te Këshillit të Qarkut Kukës, z. Abdulla Domi u vu theksi tek vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e projketeve të tilla në shërbim të mjedisit.
Në fund të aktivitetit të pranishmit patën mundësinë të shijonin pamjet piktoreske dhe natyrën e bukur.