Gëzuar vitin e ri 2022

Këshilli i Qarkut Kukës me rastin e festës së Vitit të Ri uron gjithë banorët e Qarkut tonë duke shpresuar të kenë shëndet, lumturi e dashuri në familjet e tyre. Urojmë të largohet sa më shpejt kjo pandemi e mallkuar e ne ti kthehemi normalitetit të zakonshëm duke shpresuar për ditë akoma më të mira. Gëzuar Vitin e Ri 2022.

Mbledhja e Këshillit të Qarkut Kukës

Sot në sallën e takimeve u zhvillua mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit të Qarkut Kukës, në të cilën u paraqitën për miratim projektvendimet e mëposhtme,të cilat u miratuan nga anëtarët e Këshillit.
Projektvendimet e miratuara ishin:
1-Vendim për miratimin e raportit të zbatimit të buxhetit të Këehillit të Qarkut Kukës për periudhën Janar -Dhjetor 2021.
2-Vendim për miratimin e buxhetit të strukturës së administratëss së Këshillit të Qarkut Kukes si dhe nivelit të pagave për vitin 2022.

Konkursi i poezisë "Agim Spahiu"

Sot në sallën American Corner të Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina", Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me klubin letrar "Anton Pashku " zhvilluan ceremoninë e konkursit për çmimin "Agim Spahiu".
Morën pjesë me krijimet e tyre në këtë konkurs mbi 40 poetë e krijues të rajonit tonë, nga Kosova ,Tirana e Lezha.

N J O F T I M

Keshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Klubin Letrar "Anton Pashku" Kukës ju fton me datë 17 dhjetor 2021 ora 11:00 në sallën "American Corner" pēr të marrē pjesë ose për të ndjekur konkursin:
ÇMIMI LETRAR "AGIM SPAHIU " edicioni i tretë.
Ju faleminderit!

Çlirimi i Atdheut

Nē festēn zyrtare të Çlirimit të Atdheut, sot vendosëm kurora nē emër të Këshillit të Qarkut dhe zhvilluam homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Kukës. Lavdi Dēshmorēve të Atdheut. Rroftë Populli Shqiptar.

Dëgjese Publike

Dëgjesa publike e planifikuar u zhvillua sot ne orën 11:00 nē sallēn e takimeve të Institucionit tē Këshillit tē Qarkut Kukës.
Fillimisht u bë një prezantim i shkurtër i punës dhe i detyrave ligjore që institucioni ynë përfaqëson nga kryetari z. Abdulla Domi.U vazhdua me prezantimin në PowerPoint i projekt-buxhetit tē vitit 2022 nga drejtoresha e Financës znj. Sanije Hallaçi, e cila u ndal tek detajimi që ëhtë menduar t’i bëhet buxhetit duke ndërhyrë nē disa projekte me financim të drejtperdrejtē apo në formē bashkëfinancimi në tri Bashkitë e Qarkut Kukës.

Pages