MBLIDHET KOMISIONI I MBROJTJES CIVILE

Ne funksion te angazhimit te strukturave qendrore dhe vendore per te ndjekur situaten e pas termetit , sot date 30.11.2019 ora 12:00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes nen drejtimin e Prefektit Kuçana Kryetar i Komisionit te Mbrojtjes Civile u zhvillua nje takim me kete komision.
U dhane porosi per evidentimin e shtepive apo shkollave te demtuara ne shkalle qarku dhe te behet nje databaze me te dhena per qytetaret e larguar ne zonat ku ka rene termeti i fuqishem i dates 26 nentor dhe qe aktualisht banojne ne hotelet e bashkive tona.
Nga ana e Nen Kryetarit te ketij Komisioni z Abdulla Domi u theksua se ne zbatim te detyrave te VKM nr 329 date 16.05.2012 “Per kriteret dhe procedurat e dhenies se ndihmes shteterore financiare per mbulimin e demeve te shkaktuara nga fatkeqesi natyrore ose fatkeqesi te tjera te shkaktuara nga veprimtaria njerezore” , ekipi i eksperteve per te bere vleresimin e demeve ne objektet e demtuara eshte i gatshem ne cdo moment nga ana e administrates se Keshillit te Qarkut Kukes. Se bashku do ja dalim ta perballojme edhe kete fatkeqesi natyrore qe perjetuam.