Këshilli i Qarkut Kukës zhvilloi një ceremoni zyrtare për të dorëzuar Titujt "Nder i Qarkut Kukës"për 7 mjekë të Qarkut Kukës

Me datë 27.05.2021 ora 13.00 në ambientet e Bar-Amerika u zhvillua një ceremoni zyrtare për të dorëzuar Titujt "Nder i Qarkut Kukës"për 7 mjekë të cilët u çertifikuan me këtë titull që me datë 27.11.2020 me propozim të Urdhërit Rajonal të Mjekëve Kukës dhe konkretisht :
1-Dr Nikolin Martini (pas vdekjes)
2-Dr Safet Elezi (pas vdekjes)
3-Dr Astrit Haziri (pas vdekjes)
si dhe mjekēt :
4-Dr Ylber Vata Kukës
5-Dr Din Selimaj Tropojë
6-Dr Kadri Ngjeçi Has
7-Dr Enver Hoxhaj Tropojë...
Nderuan me pjesmarrje në këtë ceremoni, familjarē dhe të afërm të mjekëve që fatkeqësisht nuk jetojnë më,si dhe mjekët që akoma janë aktiv në profesion, këshilltarê,përfaqësues tē medias dhe shoqërisë civile si dhe të ftuar të tjerë.
Merrnin pjesē gjithashtu Kryetari Bashkisë Kukēs Z Safet Gjici,
Prefekti i Qarkut Z Zenel Kuçana,Presidenti i Këshillit Kombëtar të UMSh Dr Fatmir Brahimaj i shoqëruar nga Zv presidenti Dr Dritan Trepçja si dhe sekretarja e këtij këshilli znj Kontilia Rrapo.
E nderoi këtē ceremoni edhe personaliteti i Mjekësisē Shqiptare Dr Ylli Ziqishti,Drejtuesi i Spitalit "Ikeda" Tiranë Z. Mustafa Ibro si dhe Drejtori i Fondit të Kujdesit Shendetësor Elbasan Z.Kastriot Belshi.
Fjalēn e rastit e mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Z Abdulla Domi i cili pasi falenderoi të pranishmit në këtë ceremoni foli për punēn e palodhur,sakrificat dhe veprën e mjekëve që marrin kētë vlerësim.
Përshendetën edhe Kryetari Z.Safet Gjici dhe Prefekti Z.Zenel Kuçana si dhe Dr Fatmir Brahimaj e Dr Ylli Ziqishti..
Pas prezantimit në slajte të secilit mjek u shpërndanë plaketat me Titujt e Nderit për familjarët dhe për mjekët prezent të cilët nga ana e tyre falenderuan Kēshillin e Qarkut Kukës për vlerësimin e bërë.
Pas mbylljes së ceremonisë për të gjithë të pranishmit u dha një koktej financuar nga Këshilli i Qarkut Kukës.