Hapet së sezoni turistik "Valbona 2021"

Me rastin e hapjes së sezonit turistik "Valbona 2021" me datë 11 Qershor në luginën e bukur të Valbonës në Tropojë u organizua një aktivitet e ceremoni festive.
Ky aktivitet u zhvillua nga Bashkia Tropojē ,nën kujdesin dhe financimin edhe të Këshillit të Qarkut Kukës.Morën pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z Blendi Klosi, Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana,Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z Abdulla Domi,Kryetari i Bashkisë Tropojë z Rexhë Byberi si dhe banorë e të ftuar të tjerë përfaqësues të operatorëve turistik nga Shqipëria e Kosova.
Fjalēn e hapjes e mbajti Jryetari Bashkisë Tropojē z Byberi i cili me këtë rast i dorēzoi edhe një Çertifikatē Mirënjohje Ministrit Klosi për mbështetjen që i ka dhēnë dhe i jep zhvillimit të turizmit nē këtë bashki.
Pastaj përshëndetën Ministri Klosi,Prefekti Kuçana si dhe z Domi i cili theksoi se Institucioni i Këshillit të Qarkut Kukës do jetë vazhdimisht në mbështetje të aktiviteteve të tilla që promovojnë vlerat turistike në të gjithë Qarkun Kukës.Pastaj pati një koncert artistik me artistë të ardhur nga të gjithë trojet shqiptare në festivalin "Sofra Dardane"që zhvillohet çdo vit nē Tropojē.
Nē fund të pranishmit shijuan gatimet tradicionale tē zonës dhe uruan pēr një sezon të mbarë e të qetë turistik 2021.