Bashkia Tropojë zhvilloi një aktivitet për promovimin e bjeshkëve të Sylbices

Bashkia Tropojë organizoi me datë 4 gusht 2021, një aktivitet për promovimin e bjeshkëve të Sylbicës të Njesisë Administrative Bytyç të kësaj bashkie. Ne keto pllaja të bukura banorët kanë ngritur bujtina dhe stane ku çdo natë pushojnë me dhjetra turistë,e ku banorët që kanë dalë ne bjeshkë për verim ruajnë bagëti e mbledhin bimë medicionale sidomos boronica me te cilat kjo bjeshkë është e pasur.
Fjalën e rastit në këtë ceremoni e mbajti Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Rexh Byberi. Pastaj përshëndetën këtë aktivitet promovues edhe Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana dhe Kryetari i Këshillit Qarkut z. Abdulla Domi.
Për të pranishmit u dha edhe një program i pasur artistik me këngë e valle të trevës së Tropojës nga asambli Dardania. Me këtë rast nga Kryetari i Bashkisë Tropojë z Rexh Byberi u shpërndanë disa "Mirënjohje" për fermerë të kësaj zone.Aktiviteti u sponsorizua nga biznesmeni i mirënjohur Tropojan Ramë Geci.