Mbledhja e rradhës e Keshillit te Qarkut Kukës

Sot ne sallen e takimeve u zhvillua mbledhja e rradhes e Keshillit te Qarkut Kukes ne formatin e prezencës se keshilltarēve "fizik+online" Fillimisht ne takim u bë konfirmimi i mandatit te keshilltarit te Bashkise Tropoje si antar i Keshillit te Qarkut Kukes z.Tahir Tahiraj.
Pastaj u miratuan sipas percaktimeve te ligjit, projekt vendimi "Per tjetersimin e Qendres Multifunksionale Shishtavec"nga pronē e KQ Kukes, tek Bashkia Kukes.
Pika tjeter e rendit te dites ishte miratimi i dhenjes se Titullit "Nder i Qarkut" Kukes, për shoqaten Atdhetare Kulturore "Bijte e Shqipes" ne Philadepia te SHBA, duke vleresuar kontributin e tyre ne mbajtjen gjalle te gjuhes dhe kultures shqipe, duke permbushur keshtu edhe kerkesen e shume banorēve te Qarkut Kukes antarë të kesaj Shoqate. Ne fund nga ana e Kryetarit z.Abdulla Domi u dha nje informacion per punen e bere nga administrata dhe ecurinë e realizimit te detyrave ligjore.