"Dita e Gështenjēs"

Ashtu siç ishte parashikuar sot në Tropojë u zhvillua aktiviteti "Dita e Gështenjēs" organizuar nga Bashkia Tropojë me financimin e Institucionit të Keshillit të Qarkut Kukēs.
Fjalën e hapjes e mbajti z Abedin Kërrnaja nënkryetar i Bashkisë Tropojē i cili vuri ne dukje vlerat ushqimore dhe përfitimet ekonomike që kanē banorët nga ky frut si dhe falenderoi të pranishmit në kētë aktivitet.Pastaj pērshendetēn aktivitetin deputetja e Qarkut znj Gerta Duraku , Sekretari i Këshillit tē Qarkut z Destan Spahiu si dhe drejtoresha ekzekutive e projektit vullnetar ndërkombētar Oltiana Rama
Nē vazhdim nga ana e artistëve të pallatit të kulturēs "Dardania "Tropojë u dha një koncert artistik dhe fund tē pranishmit vizituan panairin e zhvilluar me këtē rast si dhe shijuan gatimet tradicionale me bazë gështenje prezente në këtē panair. Aktivitete tē tilla promovuese do tē vazhdojnē tē kenē vēmendjen dhe financimin e Kēshillit të Qarkut në tē tre Bashkitē ku mund tē zhvillohen tē tilla aktivitete.