Përgatitja e Buxhetit Vjetor

N J O F T I M P U B L I K

Ne zbatim te ligjit 139/2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore" neni 16,18 neni 54, dhe 77, shkronja a, dh, e, f, dhe k, si dhe Ligji Nr 146/2014 "Per Njoftimin dhe Konsultimin Publik" dhe detyrimeve te tjera ligjore sa i takon konsultimit dhe diskutimeve te buxhetit per vitin 2022, Keshilli i Qarkut Kukes ju fton ne nje takim konsultimi publik ne ambientet e salles se takimeve ne Institucionin tone, diten e premte me date 26 Nentor 2021 ora 11.00. Ne kete diskutim publik do te diskutohen detajimi i buxhetit te vitit qe vjen dhe kalimi i pronesise se QIT Shishtavec nga Keshilli i Qarkut tek Bashkia Kukes.
Ftoheni te merrni pjese pasi pjesmarrja eshte e lire sigurisht duke respektuar rregullat e autoriteteve shendetesore ndaj Covid 19. Ju mirëpresim.