Analizë pune në Bashkinë Tropojë

Me datë 3 mars 2022 Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi ishte i pranishëm në një analizë pune të Bashkisë Tropojë ,si dhe ceremonitë e zhvilluara në këtë Bashki.
Ishte e pranishme edhe Ministri i Shtetit dhe Drejtuese politike e Qarkut Kukës znj. Elisa Spiropali.
Në këtë takim pune u njohëm me pjesë të aktivitetit dhe realizimeve të Bashkisë Tropojë. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Rexhë Byberi i cili foli për punën e berë nga vetë ai por edhe nga administrara e tij në funksion të realizimit të detyrave të ngarkuara nga ligji në sherbim të qytetarëve të kësaj bashkie.
Ministrja Spiropali shprehu kënaqesinë e saj për punën e berë dhe theksoi se nuk duhet të ndaloj, si dhe mori angazhime serioze në emër të Qeverisë Shqiptare për të intensifikuar investimet në këtv zonë atraktive të Turizmit Kombëtar sidomos në fushën e infrastrukturës. Përshëndetën edhe Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abdulla Domi. Z Domi duke falenderuar për ftesën theksoi bashkëpunimin e mirë ne mes Institucioneve dhe angazhmin në thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Më pas pati një informacion nga drejtoritë e financës dhe të urbanistikës ku u paraqitën shifra dhe fakte për realizimin e punës së bashkisë Tropojë.
Në fund të pranishmit morën pjesë në dy ceremoni inaguruese në projekte të infrastrukturës në qytet.