Dita e Dëshmorëve të Atdheut 5 Maj 2022

Sot me rastin e "5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Atdheut", në varrezat e dëshmorëve në Kukës u organizua një ceremoni solemne.
Përshendetën ne këtë ceremoni z. Agim Braha Kryetar i OFD, z. Safet Gjici Kryetar i Bashkisē , z. Abdulla Domi Kryetar i Këshillit të Qarkut si dhe z. Zenel Kuçana Prefekt i Qarkut Kukës.
Në emër të Këshillit të Qarkut Kukës u vendos një kurorë me lule nga Kryetari i Këshillit z. Abdulla Domi dhe Sekretari i Këshillit z. Destan Spahiu.
Me këtë rast u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe pastaj së bashku me veteranët Skender e Kujtim Gjana zhvilluam një vizitē nē familjen e "Heroit të Popullit" Hasan Kërxhaliu.
I përjetshëm qoftë kujtimi i të rënëve për liri e pavarësi.
Lavdi Dëshmorëve të Qarkut Kukës