Promovimi i nr 34 të Revistës "Mirdita " botuar me autorë kuksianë

Sot me datë 6 Maj 2022 ora 12.00 në një nga sallat e Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina" Kukës nga Këshilli i Qarkut Kukēs dhe Akademia e Arteve dhe Letrave Mirdita u organizua promovimi i nr 34 të Revistës "Mirdita " botuar me autorë kuksianë (Numër Special).
Ishin të pranishëm autorë librash, dashamirës të letërsisë dhe të artit, lexues , studjues, piktorë dhe qytetarë të ndryshëm.
Ceremonia u hap me njē këngë për Kukësin kënduar nga vëllezērit Lleshi dhe fjalën e hapjes e mbajti zn.j Vera Istrefi , kryetare e LSHA-së Kukës.
Pastaj përshëndeti z. Pjetër Marku Drejtor i Revistës "Mirdita" dhe Kryetari i Këshillit tē Qarkut Kukës z. Abdulla Domi.
Ky numër special u financua nga Këshilli i Qarkut dhe në të u botuan krijimet e më shumë se 70 autorëve kuksianë.
Pastaj përshëndetën krijuesit kuksianē Shefqet Hoxha, Ramazan Memishi, Ilmi Halilaj, Zylfi Tola, Qazim Velia e Riza Vata.
Emocionuese ishte edhe përshendetja e djalit të prof. Besnik Hallaçit, si dhe recitimi i poezisë nga Elgita Bilali...
Në fund të takimit për të gjithë të pranishmit u shpërndanë falas numri special i revistës.