Dita e parë e vitit të ri shkollor 12.09.2022

Institucioni i Këshillit të Qarkut Kukës , me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor , ju uron të gjithë nxënësve , stafeve pedagogjike dhe prindërve :
"Suksese e mbarësi "Qofshi të lumtur e të shëndetshëm e paçi bekime në rrugën e marrjes së dijeve!
Urimi më i veçantë është sidomos për fëmijët e vegjël që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës pasi kanë në duar sivjet edhe Abetaren e Unifikuar të Gjuhës Shqipe.
Zoti i bekoftë të gjithë mësuesit dhe nxënësit e Qarkut Kukës.
Urime!