MBLIDHET KOMISIONI I MBROJTJES CIVILE

Ne funksion te angazhimit te strukturave qendrore dhe vendore per te ndjekur situaten e pas termetit , sot date 30.11.2019 ora 12:00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes nen drejtimin e Prefektit Kuçana Kryetar i Komisionit te Mbrojtjes Civile u zhvillua nje takim me kete komision.
U dhane porosi per evidentimin e shtepive apo shkollave te demtuara ne shkalle qarku dhe te behet nje databaze me te dhena per qytetaret e larguar ne zonat ku ka rene termeti i fuqishem i dates 26 nentor dhe qe aktualisht banojne ne hotelet e bashkive tona.

Lamtumirë Gjeneral Parllaku

Me hidherim mesuam lajmin per largimin nga jeta te Gjeneral Rrahman Parllakut "Nderi i Qarkut Kukes ".
Ne emer te Keshillit te Qarkut ju percjellim ngushellimet e sinqerta familjareve dhe te afermeve te Gjeneralit.
Faleminderit per qendresen dhe per per burrerine Kuksiane treguar nder vite.
I perjetshem qofte kujtimi juaj ,u prehte ne paqe shpirti yt.
I gjithe Qarku i Kukesit do te jete krenar per ju.

Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ne Qarkun Kukes .

“Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë”,
ku perfshihen te gjithe bashkitë e Qarkut Kukes si: Bashkia Kukes, Bashkia Tropojë dhe Has, si dhe bashkitë fqinje, si: Bashkia Dibër, Bashkia Mirditë,
Bashkia Fushë Arrëz dhe Bashkia Bulqizë“. Për më shumë..... http://www.imswm.al/organisations)

Hapet sezonit turistik – Valbonë 2017

Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës dhe Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Kukës hapën sezonin turistik 2017 në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Në këtë event morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, institucioneve, operatorë turistik, OJF dhe përfaqësues të mediave.

Aktiviteti startoi me programin artistik, ku përmes valleve, këngëve dhe lojrave popullore të pranishmit u njohëm me traditat kulturore të zonës.

Pages