
Ftese per media
Aktivitet pastrimi ne zonen e kenetes.
Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane, në kuadër të projektit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë “Përmirësimi i biodiversitetit në basenin e lumit Drin nëpërmjet menaxhimit të integruar të basenit ujëmbledhës –BIODRINI”, të financuar nga Bashkimi Evropian; ju fton të merrni pjesë në pastrimin e zonës së Kënetës në qytetin e Kukësit, më datë 5 Qershor 2023,ora 11:00.
Duke vlerësuar rolin e veçantë që media luan në ndërgjegjësimin mjedisor dhe për rrjedhojë në mbrojtjen e mjedisit, jeni të lutur të n’a bashkoheni përgjatë aktivitetit.
Jeni të mirëpritur!