
Takim me stafet e projektit “Biodrini “
Sot në Kukës u zhvillua një takim me stafet e projektit “Biodrini ” me disa aktorē lokalë, të rinj e të reja si dhe pjestarë të administratës së Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut Kukës.
Fjalen e hapjes e mbajti Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes z.Domi i cili falenderoi te pranishmit ne kete aktivitet dhe garantoi mbeshtetjen e ketij Institucioni per zbatimin me korrektesi te ketij projekti. Pastaj menaxherja e këtij projekti për Kukësin znj Majlinda Onuzi beri nje prezantim me slajte per atë cfarë perfaqeson dhe çfarë mendojme te arrihet nga ky projekt shume i rendesishem per ne.
Pastaj folën me rradhë perfaqesuesi i Komunes se Rahovecit si lider i ketij projekti, si dhe perfaqesuesit e “Pamkos” dhe “URI” si partner te projektit te mesiperm.
Ne kete aktivitet folen edhe perfaqesues te Bashkisë Kukes, te rinjte pjesmarres si dhe perfaqesues te shoqerise civile..
Ne fund nga orginizatoret per te pranishmit u dha edhe nje drekë e thjeshte pune.



