Konkursi Letrar “Agim Spahiu”

Këshilli i Qarkut Kukës, në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Kukës, organizon konkursin letrar “Agim Spahiu”.
Ky konkurs do të zhvillohet në rang shkollash 9-vjeçare, me interpretime, krijime dhe ese.
Tema e esesë është e caktuar paraprakisht: LIBRAT JANË NJË MAGJI E LËVIZSHME.
Çdo shkollë do të zhvillojë konkursin në rang shkolle dhe do përfaqësohet me tre nxënës (interpretim, krijim, ese).
Konkursi mes shkollave do të organizohet nga ZVAP (datat 5.12.2023-10.12.2023), sipas një grafiku ku përfaqësuesit më të mirë do të prezantojnë punimet e tyre me 14 dhjetor 2023, ku do të përmbyllet dhe aktiviteti.
Suksese të gjithëve!

TOP