Ceremonia e dorëzimit të titujve "Nder i Qarkut Kukës" për Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia si dhe për studiuesin dhe autorin e disa librave z. Hysë Hasa.

Në sallën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës sot me datë 26 gusht 2022 ora 12.00 u organizua ceremonia e dorëzimit të titujve "Nder i Qarkut Kukës" për Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia si dhe për studiuesin dhe autorin e disa librave z. Hysë Hasa.
Ceremonia filloi me hymnin e flamurit dhe fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z. Abdulla Domi.
Përshëndetën këtë ceremoni Prefekti i Qarkut Kukës z. Ali Hallaçi , Kryetari i Bashkisë Kukës z. Safet Gjici dhe Nënkryetari i Shoqatës së Ushtarakëve Shqiptar z. Bajram Mane.
Aktiviteti vazhdoi me një recitim nga aktori shqiptar me famë botërore , I cilësuar si Skënderbeu Shqiptar i kohëve moderne Xhevat Limani.
Më pas fjalën e morën studiuesi Prof. Dr. Shefqet Hoxha , mjeku Ylber Vata , studiuesi Izet Duraku.
Poeti Munir Hoxha recitoi disa vargje shkruar enkas për këtë ceremony.
Në mbyllje të aktivitetit Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Domi dhe Kryetari i Bashkisë Kukës z. Gjici i dorëzuan z. Tajar Domi ish-Kryetar i Shoqatës "Bijtë e Shqipes" me seli dhe aktivitet në Filadelfia të SHBA, vendimin dhe plaketën e Titullit "Nder i Qarkut Kukës" akorduar kësaj shoqate, i cili falenderoi Këshillin e Qarkut Kukës për vlerësimin dhe përshëndeti të pranishmit në këtë ceremoni.
Ndërsa Prefekti i Qarkut Kukës z. Ali Hallaçi dhe z. Bajram Mane i dorëzuan çertifikatën dhe plaketën “Nder i Qarkut Kukës” studiuesit dhe shkrimtarit të vlerave njerëzore z. Hys Hasa, përshëndetja e të cilit mbylli edhe këtë ceremoni.
Aktivitetin e moderoi gazetari dhe mjeshtri i fjalës dhe ekranit z. Defrim Methasani.
Në emër të Institucionit të Këshillit të Qarkut Kukës falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni dhe urojmë shëndet e lumturi për ta e familjet e tyre.
Ti mbani me shëndet këta Tituj Nderi dhe u shtofshin njerëzit e mirë dhe me kontribute në këtë vend