Dëgjese Publike

Dëgjesa publike e planifikuar u zhvillua sot ne orën 11:00 nē sallēn e takimeve të Institucionit tē Këshillit tē Qarkut Kukës.
Fillimisht u bë një prezantim i shkurtër i punës dhe i detyrave ligjore që institucioni ynë përfaqëson nga kryetari z. Abdulla Domi.U vazhdua me prezantimin në PowerPoint i projekt-buxhetit tē vitit 2022 nga drejtoresha e Financës znj. Sanije Hallaçi, e cila u ndal tek detajimi që ëhtë menduar t’i bëhet buxhetit duke ndërhyrë nē disa projekte me financim të drejtperdrejtē apo në formē bashkëfinancimi në tri Bashkitë e Qarkut Kukës.
Nga të pranishmit u dhanë mendime dhe propozime konkrete duke falenderuar Këshillin e Qarkut pēr këto ndërhyrje. Folën në këtë dëgjesë z.Bukurosh Onuzi, znj. Anilda Biba, z.Klodian Grisha, z. Maliq Ymeri, z.Azem Qenami, znj. Republika Tusha dhe z. Nebi Ramallari. Kërkesat e tyre u mbajtën shënim dhe do përpunohen përpara se të kalojnē për miratim nē Këshillin e Qarkut nē muajin dhjetor 2021. Gjithashtu u ra dakord që QIT Shishtavec të kalojë nē pronësi të Bashkisë Kukës,e cila i ka mundësitë ta bejë funksionale për qëllimin që është ndërtuar që në fillim.