Dita e Tokes - Rëndesia e ruajtjes së Tulipanit Shqiptar

Sot në një nga sallat e Pallatit tē Kulturës Kukës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës u zhvillua një takim me përfaqësues nga MTM kryesuar nga Zv. Ministrja znj. Almira Xhembulla, Këshilli i Qarkut Kukës, AdZM Kukës, Bashkia Kukës dhe shumë aktorë te tjere të shoqërisë civile , banorē dhe familjarë të biologut të ndjerë Besnik Hallaçi.
Aktivitetin e hapi z. Arben Palushi Drejtor i Mjedisit dhe Turizmit pranē Bashkisë Kukës , dhe më pas përshëndeti të pranishmit edhe z. Abdulla Domi Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës.
Mbi rëndësinë e ruajtjes së Tulipanit Shqiptar (Tulipa Albanica) folën specialistë të fushës të cilët theksuan se kjo bimë endemike me vlera të veçanta mban emrin e specialistit tē mjedisit z. Besnik Hallaçi.
Ky takim u mundësua nga “Instituti i Politikave Mjedisore” në vazhdimin e takimeve të zhvilluara në bashkëpunim me AdZM Kukës dhe Bashkinë Kukës për dhënien e statusit Monument Natyre të zonës së Tulipanit Shqiptar.
Të gjithë të pranishmit shprehën bindjen se dhënia e statusit monument natyre të zonës së Tulipanit Shqiptar rrit shkallën e mbrojtjes të kësaj bime endemike të zbuluar kohët e fundit nga i ndjeri Besnik Hallaçi.
Eshtë nder pēr Këshillin e Qarkut Kukës që në logon e tij mban këtë tulipan tē veçantë kontribut i personalitetit të natyrës tashmë "Nderi Qarkut" z. Besnik Hallaçi.