Hapja e Sezonit Turistik "Valbonë 2022"

Këshilli Qarkut Kukës në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë zhvilluan sot një ceremoni me rastin e hapjes së sezonit turistik 2022.
- Merrnin pjesë Deputetja e Qarkut znj. Duraku, Kryetari i Bashkisē Tropojë z. Byberi, Kryetari i Bashkisë Has z. Morina, Nënprefekti i Tropojës z. Gosturani, këshilltarë bashkiak nga Kukësi, Hasi e Tropoja, qytetarë të Tropojës e të Kosovës, artistë të ardhur nga shumë treva shqiptare në "Sofra Dardane" e të ftuar të tjerē..
- Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryetari i Bashkisë Tropojē z. Byberi. Në këtë ceremoni pērshendetën Deputetja Gerta Duraku, Kryetari Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi, përfaqësuesi i shoqatës shqiptare në Norvegji etj.
- Ky aktivitet u kombinua me kēngë e valle të ndryshme të trevave shqiptare interpretuar nga artistë pjesmarrës në aktivitetin artistik të pervitshēm të unionit artistik shqiptar "Sofra Dardane" që ka hapur siparin e saj mbrēmē në Tropojē.
- Nuk duhet të reshtim së promovuari vlerat turistike e natyrore të Qarkut tonë pasi përveç Tropojës kemi nje natyrë të mrekullueshme edhe bjeshkët e Bashkisē Kukës e të Hasit..
- Eshtë detyrë e jona të shtojmē kujdesin pēr tē ruajtur e mirëmbajtur natyrēn e virgjër të këtyre aseteve turistike natyrore, si dhe shtimin e kapaciteteve akomoduese e pērmirēsimin e shërbimeve mikpritëse nga bizneset që operojnë në këto zona.
- Një falenderim edhe për punonjēsit e Administratës së Këshillit të Qarkut Kukës për angazhimin e tyre në këtë aktivitet.
hapja_e_sezonit_turistik_valbone_2022.mp4 (13.69 MB)